JOQ Albania
Home

Miliarderi arab bën gati planin e çuditshëm, do të ‘vjedhë’ akullin e Antarktidës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/07/2019 18:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej dy vitesh tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe po mendojnë për një plan që do t’i sjellë vendit uë të pijshëm.

Ndërsa shumë do të sugjeronin një impiant që e kthen ujin e detit në ujë të pijshëm, në fakt disa persona mendojnë që ekziston një opsion tjetër më i ‘lirë’.

Kështu, ata planifikojnë që të tërheqin një ajsberg nga bregu i Antarktidës drejt ekuadorit dhe shpresojnë qe me anë të tij të sigurojnë ujë.

Ndërsa shumë njerëz mund të mendojnë që kjo është një ide qesharake, në fakt Emiratet kanë vendosur ta testojnë si metodë.

Testimet nisin më vonë gjatë këtij viti.

Kjo do të përfshijë tërheqjen e një pjese të akullit në Antarktikë për në bregun perëndimor të Australisë ose në bregun lindor të Afrikës së Jugut. Testi do të kushtojë 80 milionë dollarë.

Sipërmarrësi Abdulla Alshehi u shpreh për mediat:

Sa për analizën tonë, do të jetë më e lirë që t’i sjellim këta ajsbergë sesa të filtrojmë ujin e detit."

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania