JOQ Albania
Home

“Piloti shmangu tragjedinë”/ Politikani turpërohet keq, shpërndan videon e GTA duke menduar se është e vërtetë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/07/2019 20:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një politikan është tallur nga ndjekësit e tij në Twitter pasio postoi një video të marrë nga ‘Grand Theft Auto’ duke menduar se ishte e vërtetë.

Khurram Nawaz Gandapur, sekretar i përgjithshëm i partisë Awami Tehreek në Pakistan përgëzonte në Twitter aftësitë e një piloti që kishte shmangur me zotësi përplasjen me një cisternë nafte.

Në postimin e tij, ai shkruante:

Manovrim i shpejtë i një avioni që mund të kishte përfunduar në një fatkeqësi të madhe. Mrekulli e arritur prej mendjes së zgjuar të pilotit.”

Gjithsesi, klipi i shkurtër të cilit ai i referohej në fakt ishte një skenë e simuluar nga loja e njohur GTA.

Videoja tregon një cisternë nafte duke i dalë përpara një avioni në ulje, duke bërë që aeroplani të ngjitej sërish për të shmangur përplasjen.

Ndjekësit e tij u kujdesën që ti shpjegonin që nëse manovra të tilla do të ishin të mundura shumë tragjedi të tjera do të ishin shmangur. Duke shtuar këtu se duket qartë videoja nuk është reale.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania