JOQ Albania
Home

Bjondllëku ndryshon Gridën, i humbin takat dhe shfaqet siç nuk e keni parë kurrë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/07/2019 8:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e kanë cilësuar si një femër jo vetëm shumë inteligjente, por edhe tepër të bukur.

Mund të themi pa frikë se është një prej eksponenteve me më shumë sharm dhe karizmë në PD, të cilën nuk të ngel qejfi e nuk mërzitesh edhe nëse e shikon gjatë gjithë ditës.

E kemi fjalën për Grida Dumën, e cila ditët e fundit vendosi të ndryshojë pamjen e saj në mënyrë rrënjësore.

Nga një brune historike, Gridën e pamë me flokë të verdhë, e transformuar në një bionde po aq bukuroshe sa edhe me flokët e zi.

Mirëpo, me sa duket, demokratja ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha edhe në mënyrën e të veshurit.

Këtë herë ish-deputetja ka vendosur “të braktisë” takat dhe si kurrë më parë është shfaqur me atlete.

Ndryshimi është publikuar nga Duma në rrjetet sociale, përmes disa fotove të shfaqura në Instagram.

Edhe kështu nuk duket aspak keq, apo jo?