JOQ Albania
Home

Media italiane “zbërthen”mafian shqiptare, ja kush janë familjet që mbushën Gadishullin Apenin me drogë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/07/2019 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat italiane vijojnë të shkruajnë për trafikun e drogës që bëhet nga Shqipëria drejt Italisë.

Së fundmi, një artikull i publikuar nga një media italiane, flet për rrugët e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për familjet mafioze, të cilat edhe pse vijojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur, për të ndarë territorin dhe fitimet e paligjshme, bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Në artikullin e portalit italian "Primopianomolise", ndër të tjera thuhet: 

Ata kanë një “drejtim të përbashkët kriminal”, veçanërisht në fushën e trafikimit dhe trajtimit të drogës, i cili përqendrohet kryesisht në zonën bregdetare. Ata janë mafiet e reja, organizatat kriminale dhe rrjetet e korruptuara që nga Isernia në Termoli, duke kaluar nëpër Campobasso, e në heshtje vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë".

Ajo që vihet re është bashkëpunimi mes organizatave më të njohura mafioze italiane si Ndragheta dhe Camora me mafia të rëndësishme shqiptare dhe nigeriane, kryesisht në trafikun e drogës.

Sipas medias italiane, provinca e Molisë është "kryeqyteti" i mafias shqiptare në Itali. Gjëja më shqetësuese është konsolidimi i marrëdhënieve mes mafias italiane dhe asaj shqiptare.

Po ashtu, portali italian zbulon zonat e influencës të ndara nga grupet kriminale, duke përmendur me emra familjet më kryesore.

Më konkretisht, familjet Hasani dhe Shabani, kontrollojnë bregdetin e Shqipërisë, Durrësin, Vlorën dhe Fierin. Gjithashtu influenca këtyre dy familjeve shtrihet deri në kryeqytet.

Ata kanë krijuar një rrjet ndërkombëtar mafioz tepër të sofistikuar e të qëndrueshëm, që operon në trafikimin e drogës, qenieve njerëzore, organeve njerëzore dhe armëve.

Një tjetër familje që përmendet në artikullin e portalin italian është Klani i Gjokës, e cila udhëhiqet nga Dashmir Gjoka, që luan një rol të rëndësishëm në qytetin e Durrëst, kryesisht në zonën mes fshatrave Sallmonë, Shijak dhe Xhafzotaj.

Dashamir Gjoka njihet për marrëdhënie të afërta me politikanë, ndërsa përdor sektorin e ndërtimit si një mjet ligjor për pastrimin e parave nga trafiku i drogës dhe armëve.

Ndërkohë Klani Xhajka, i udhëhequr nga Ilir Xhajka, përfaqëson pushtetin kriminal në Sukth. Ky klan përfshihet në trafik të ndryshëm të paligjshëm si në Shqipëri dhe në Itali.

Familjet e tjera të rëndësishme në zonën qendrore veriore të vendit janë Halkaj, Caushi, Shehu dhe Kakami.

Agim Gashi është një figurë kriminale që përfshin jo vetëm Italinë, i cili  organizoi të trafikimin e lëndëve narkotikëve nëpërmjet mbulimit të restoranteve, agjencive të pasurive të paluajtshme dhe objekteve të tjera të përshtatshme.

Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, ishte një tregtar shqiptar i drogës, i arrestuar në Itali. Rrjeti i Shkurtit u zhvillua përgjatë rrugës që lidh Shqipërinë me Italinë dhe për këtë arsye shumë anëtarë të organizatës së tij u arrestuan brenda kufijve italianë.

Rrugët kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali sot janë dy:

1) Vlorë – Otranto – Taranto – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia;

2) Durrës – Bari – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia.

Në mbyllje të artikullit të saj, "Primopianomolise", thekson se:

Megjithë arrestimet dhe hetimet, mafia shqiptare nuk ndalet sepse burimet e të ardhurave të këtij trafiku janë vërtet të mëdha".

BurimiPrimopianomolise | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania