JOQ Albania
Home

Nis “operacioni fshesa” në Policinë e Shtetit/ Shkurtime masive nga puna
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/07/2019 15:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qeveria pritet të pushojë nga puna një numër të madh punonjësish policie.

Si argument kryesor për "operacionin fshesa" të rradhës në Administratë, do të përdoret ulja e moshës mesatare të punonjësve të policisë që kryejnë shërbimin.

Dy do të jenë format e largimit të policëve nga puna.

Tek e para bëhet fjalë për ngritjen e një shërbimi për ruajtjen e objekteve ku do të punësohen policët e larguar nga shërbimi policor.

Ndërsa forma e dytë do të jetë nxjerrja e pensionit të parakohshëm në mënyrë vullnetare.

Kjo e fundit gjithashtu lidhet edhe projektligji i dalë së fundmi nga Ministria e Brendshme.

Në këtë projektligj sqarohet se polici duhet të ketë 25 vite punë dhe të jetë mbi 55-vjeç, ndërkohë që qëllimi është ulja e moshës mesatare të punonjësve të policisë nga 45.6 vjeç që është aktualisht, në 44.1 vjeç.

Sipas këtij drafti, pensioni i parakohshëm do të jetë 65% e rrogës mesatare neto të policëve.

Po ashtu për çdo vit mbi 25 vite punë, përqindja e rrogës mesatare rritet me 1%, me kusht që limiti të jetë 75% e pagës neto.

Një numër i madh policësh me eksperiencë pritet të nxirren jashtë nga Policia e Shtetit ose të jenë të detyruar të pranojnë pensionin e parakohshëm.