JOQ Albania
Home

Gjesti që habiti lojtarët e ekipit serb, arbitri i kontrollon të gjithë nga mbathjet
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/07/2019 16:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kampionëte Serbisë, Crevena Zvezda luajtën mbrëmjen e djeshme sfidën e tyre në Champions League përballë Suduvës ku barazuan me rezultatin 0-0.

Megjithatë, ajo që ka vëmendjen e mediave serbe, është kontrolli që i ka bërë gjyqtari danezë lojtarëve të Crevena Zvezdës para ndeshjes.

Ai i ka parë të gjithë lojtarët që janë hedhur në fushë nga minuta e parë nga mbathjet.

E gjitha kjo e ka një shpjegim, me një rregull që në dukje është paksa i çuditshëm.

Ngjyra e të brëndshmeve duhet të jetë e njëjtë dhe identike me tutat sportive që përdorin futbollistët.

Marko Marin, kapiteni i Crevena Zvezdës ishte i pari që e provoi këtë lloj kontrolli, duke e marrë me humor. Ja pamjet: