JOQ Albania
Home

Padia ndaj komisionerëve të 30 qershorit, PD e Kukësit kërkon sekuestrimin e materialeve zgjedhore
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/07/2019 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka paditur komisionerët në 14 qendrat e votimit.

Sipas tyre, komisionerët kanë falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Në padi kërkohet sekuestrimi i materialeve zgjedhore, që më pas të krahasohet me sistemin TIMS.

Sipas PD-së së Kukësit, në zgjedhje morën pjesë persona që nuk ndodheshin në Shqipëri.

Ndër faktet e përmendura në padi është edhe mospërkimi i numrit të votuesve me fletët e votimit.

Demokratët theksojnë se falsifikimi i votës dënohet me burg deri në 5 vjet.