JOQ Albania
Home

Italiani e ofendoi për shkak të origjinës, shqiptari i jep përgjigjen që nuk e priste
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/07/2019 20:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një episod i shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme, ku një shqiptar, i cili jetonte prej 30 vitesh në Itali, ka rënë pre e një sulmi ksenofob për shkak të origjinës. Ka qenë vetë shqiptari që ka treguar historinë në rrjetet sociale.

Ai shprehet se po kthehej nga puna me kamion kur u sulmua me fjalë nga një person që nuk e njihte. Shqiptari po kthehej në Castelnuovo dhe në një moment rruga ngushtohet dhe atij i duhej t’i jepte përparësi një makine tjetër. Personi që ndodhej në makinën tjetër nis të ofendojë shqiptarin. Ky i fundit i përgjigjet, duke i thënë se i ka rënë dielli në kokë. Ndërkohë italiani vazhdonte të përsëriste në mënyrë të vazhdueshme, se shqiptari duhej të kthehej andej nga kishte ardhur.

Shqiptari nga ana tjetër i ka kthyer një përgjigje të zgjuar, duke i thënë se ndodhet në shtëpinë e tij, duke qenë se ka 30 vjet që jeton në Itali, ka shtëpinë e tij, gruan dhe tre fëmijë me nënshtetësi italiane. Më tej muratori shqiptar i thotë personit që e ofendoi, se nuk i ka kërkuar asgjë askujt dhe se ka kompninë e tij, ku paguan taksat dhe të gjithë detyrimet. Shqiptari shton se është ndier keq nga sulmi racist.

Shqiptari shkruan ndër të tjera:

I them atij personi, se askush nuk është superior ndaj tjetrit, pavarësisht se nga e ka prejardhjen dhe të gjitha me radhë, gjithashtu dua të shtoj se në Recanati kam kontribuar shumë dhe kam gjetur gjithmonë njerëz të veçantë që më mbështesin.

Shqiptari mori shumë komente mbështetëse në profilin e tij, të cilët përveçse dënojnë sulmin ksenofob, i thonë se e njohin dhe janë një familje shumë e mirë.

Burimi: Piccionews|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania