JOQ Albania
Home

Rrugët për faqe të zezë me gropa, qytetarëve po u shkatërrohen makinat: Shikoni çfarë bëhet, dy goma të çara
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrugët me gropa dhe të dëmtuara në zona lagjesh apo rrugësh jo kryesore vazhdojnë të mbeten problem për banorët që jetojnë në këto zona.

Shpesh në këto vende pushteti lokal vë dorë me raste fushatash për t’u hedhur hi syve banorëve e për të fituar ndonjë votë.

Problemin e rrugëve me gropa ka ngritur edhe një qytetar nga Durrësi i cili ka përfunduar me gomat e çara.

Bashkë me fotot e dërguara pranë redaksisë së JOQ Albania, ai tregon se si pasojë e gropave, i janë shtrembëruar disqet e i janë çarë gomat.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur tek Lagjja 16 në Durrës.

Mesazhi i dërguar pranë redaksisë sonë:

Përshëndetje JOQ. Shiko ca behet. Thyerje totale dy goma te cara. Sot eshte bere tek lagja 16 Durres. U the shpatulla disqe te shtremberuar dhe 2 goma te cara.”