JOQ Albania
Home

Gripi i syrit, viroza e re që po përhapet me shpejtësi në Tiranë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/07/2019 0:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndryshe nga vitet e kaluar një virus i ri po qarkullon këtë verë në Shqipëri. Ky virus njihet si gripi i syrit dhe në Tiranë po merr përmasat e një epidemie.

Mjekët tregojnë, se gripi është i formës agresive dhe shenjat fillojnë dy javë pas prekjes nga virusi.

Gripi i syrit  është ngjitës përmes kontakteve me duart dhe nga sendet e ndryshme.

Deklarata e mjekes okuliste Nora Burda për A2 Cnn:

Konjunktiviti adenoviral, i cili shkaktohet nga një virus që prek sytë, këtë vit ka një agresivitet shumë të shprehur. Merret me anë të ajrit, me anë të duarve, nga këllëfi ku flihet gjumë, prandaj duhet bërë shumë kujdes”.

Një nga shkaktarët e epidemisë është plazhi. Mjekët bëjnë apel që të sëmurët mos të shkojnë në pishina dhe as në det, pasi infeksioni kalon përmes ujit.

Gripi nis me sy të fryrë,  të skuqur, me lotim dhe vështirësi në shikim deri në mbyllje të syrit. Sipas mjekëve, çdo neglizhencë shkakton komplikacione të rënda deri humbje të shikimit.