JOQ Albania
Home

Stuhi e madhe në Kosovë, për dy ditë gati 90 aksidente e 35 të lënduar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 9:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Temperaturat e larta duket se ia kanë lënë vendin motit të keq, me stuhi të mëdha ere e me shi si në vendin tonë, edhe në Kosovë.

Si pasojë e reshjeve, në Kosovë është bllokuar qarkullimi.

Bazuar në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës, dje numri i aksidenteve ka qenë 42 ku të lënduar kanë mbetur 14 persona.

Kurse, pardje, numri total i aksidenteve ka qenë 45, prej të cilave 20 aksidente kanë qenë me lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që vozitjen t’ia përshtatin kushteve të rrugës, në mënyrë që të kenë vozitje më të sigurtë dhe të shmangin aksidentet rrugore.