JOQ Albania
Home

Dalja e parë në publik me të voglin, dukesha e Sussex ‘masakrohet’ me komente: Çfarë turpi, nuk di të mbajë fëmijën e saj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2019 10:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dukesha e Sussex-it është vënë me shpatulla pas murit nga komentues të shumtë që thonë se ‘ajo nuk di të mbajë as fëmijën e saj në krahë.’

Në disa foto të publikuara nga dalja e tyre publike si nënë e bir Meghan Markle duket teksa mban në krahë Archien e vogël.

Markle dhe kunata e saj Kate morën pjesë në një lojë Polo për bamirësi ku luanin edhe bashkëshortët e tyre.

37-vjeçarja është fotografuar duke puthur e përkëdhelur të birin, por ajo që u ra më shumë në sy njerëzve ishte mënyra sesi ajo po e mbante të voglin.

Një numër i madh personash shkruanin nëpër komente në mediat ku u publikuan fotot se Meghan nuk di ta mbajë fëmijën siç duhet.

Një përdorues në Instagram shkruante:

Meghan duket sikur është gati ta rrëzojë atë.”

Një tjetër shtonte:

Ajo nuk di të mbajë në krahë as fëmijën e vet. Çfarë turpi.”

Të tjerë pastaj shqetësoheshin për faktin se Dukesha duhej t’i kishte veshur të birit një palë çorape dhe një kapelë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania