JOQ Albania
Home

Tronditet futbollisti i Interit, gruaja e tij do nisë kimioterapinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/07/2019 12:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesa duket, forma jo e mirë që po kalon mesfushori i Interit, Raxha Naingolan në fushën e lojës, e paska një justifikim.

Lojtari nuk po kalon një periudhë të mirë të jetës së tij, pasi gruaja e tij, Klaudia është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë dhe do të nisë kimioterapinë.

Përmes një postimi në “Instagram”, ajo nuk ka bërë me dije se nga çfarë sëmundje po vuan ekzaktësisht dhe ka njoftuar fansat se do të nisë kimioterapitë.

Ajo shkruan:

Për një muaj kam jetuar në një makth, një herë në jetën time, kam frikë të filloj një ditë të re, por pas lotëve është koha për të luftuar këtë kafshë të shëmtuar (kancerin), falë familjes dhe miqve që më japin forcë dhe pozitivitet”.