JOQ Albania
Home

Neymar “‘flak” në kosh fanellën e PSG-së, ja video që po bën namin në internet
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/07/2019 18:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aventurës së Neymar te PSG-ja duket se i ka ardhur fundi.

Pas dy sezoneve thuajse të dështuara në kampionatin francez, sulmuesi brazilian ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Parisi.

E ardhmja e tij duket se do jetë sërish te Barcelona, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Gjithsesi, i sigurt është fakti se Neymar nuk dëshiron më të qëndrojë te PSG-ja dhe kjo dëshirë te brazilianit është ilustruar mjaft mirë me humor nga faqet e ndryshme sportive në rrjetet sociale.

Në video e modifikuar po bëhet hit në rrjetet sociale, duke u shpërndarë me miliona herë në të gjithë botën.

Aty shfaqen Verrati, Marquinhos dhe një futbolliste femër që e kalojnë duar më duar fanellën e klubit francez.

Në fund është Neymar që pasi e pret, e hedh drejt e në… kosh.

Normalisht një video e montuar, e frymëzuar nga konteksti aktual mes futbollistit dhe kampionëve të Francës.