JOQ Albania
Home

Hidhet nga ujëvara e Niagarës, burri shpëton mrekullisht
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë është hedhur nga Ujëvara e Niagarës të martën në mëngjes dhe ka mundur të mbijetojë.

Policia që ndodhet në parkun e Niagarës, në Ontario, Kanada, iu përgjigj thirrjes së qytetarëve, të cilët e përshkruan njeriun që ishte duke u hedhur, si në gjendje krize.

Burri ndodhej në Horseshoe Falls. Ai u ngjit në një mur dhe më pas u hodh në lumin e Nigarës.

Mrekullisht gjatë kërkimit në lumë, ai u gjet në një shkëmb.

Menjëherë u dërgua në spital, por plagët nuk ishin kërcënuese për jetën.

Ky është njeriu i 5-të që i ka mbijetuar rënies nga ujëvara.

Autoritetet besojnë se nivelet e larta të ujit gjatë gjithë kohës mund ta kenë shpëtuar burrin nga shkëmbinjtë, të cilët zakonisht janë fatalë për të gjithë.

Ujëvara e Niagarës, në pikën ku u hodh burri i paidentifikuar, është rreth 57 metra e lartë.

Burimi: Times |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania