JOQ Albania
Home

“Furtunë” tek Barcelona, këta lojtarë pritet të largohen para nisjes së sezonit të ri
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/07/2019 19:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa jemi një muaj e disa ditë para nisjes së sezonit të ri futbollistik, tek Barcelona priten ndryshime të mëdha në përbërjen e klubit.

Në mediat sportive spanjolle qarkullon lajmi se trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, i ka kërkuar klubit që të largojë disa lojtarë, me arsyetimin se nuk e kanë të garantuar vazhdimësinë ty ky klub sportiv.

Gazeta sportive spanjolle, "Sport.es", në një artikull të saj shkruan se nga Barcelona pritet të largohen shtatë futbollistë.

Futbollistët që pritet t’i thonë "lamtumirë" klubit katalanas do të jenë: Rafinha, Malcom, Jean Clair Todibo, Philipe Coutinho, Nelson Semedo, Ousmane Dembele dhe Ivan Rakitic.

Kujtojmë se gjatë kësaj merkatoje verore, Barcelona ka bërë një nga blerjet më të bujshme. Bëhet fjalë për mesfushorin e Ajax, De Jong, kartoni i të cilit u vlerësua me 79 milionë Euro nga Barcelona.

Ndërkohë që klubi i Barcelonës vijon tratativat për arritjen e një marrëveshje për blerjen e yllit të Atletico Madrid, sulmuesin francez Antoine Griezmann.