JOQ Albania
Home

20 ton kokainë brenda anijes, JPMorgan Chase del “me duar të pastra”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 19:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoritetet amerikane në Filadelfia kapën një anije mallrash në pronësi të JPMorgan Chase, në qershor, me gati 20 ton kokainë në bord.

Nëse do të hidhej në treg, kjo sasi e miellit të bardhë do të kapte vlerën prej 1.3 miliardë dollarësh.

Një burim që është në kontakt me situatën dhe shumë në brendësi të ccështjes që po hetohet, tha të mërkurën se anija, MSC Gayane, është pjesëe një fondi të strategjisë së transportit, të drejtuar nga njësia e menaxhimit të aseteve të bankës

Kjo do të thotë se JPMorgan Chase nuk ka asnjë kontroll mbi mjetin, i cili mban një flamur të Liberisë që drejtohet nga Ndërmarrja Mesdhetare e Transportit, me bazë në Zvicër.