JOQ Albania
Home

190 mijë euro grabitje te lojrat e fatit, shqiptari në kërkim nga e gjithë Evropa kapet në Itali
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 20:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 22-vjeçar shqiptar në kërkim nga Europoli, është arrestuar në Casalotti në Itali.

Ai u ndalua gjatë një kontrolli rrugor rutinë. Shqiptari kishte kryer vjedhje të shumta në të gjithë Evropën.

Në Gjermani midis 2016-ës dhe 2018-ës, kishte grabitur disa salla lojrash. Sipas mediave italiane, shqiptari së bashku me disa persona të tjerë janë përgjegjës për 6 grabitje dhe dy tentativa, nga të cilat përfituan shumën e 190 mijë euro.

Foto ilustruese

Gjithashtu gjatë grabitjeve ata i kanë shkaktuar bizneseve një dëm prej 300 mijë eurosh. Anëtarët e bandës thyenin xhamat dhe më pas, pasi futeshin në brendësi të ndërtesave, grabsinin paratë nga makineritë elektronike.

Shqiptari i arrestuar mbrëmjen e djeshme u dërgua në burgun "Regina Coeli", në pritje të datës së gjykimit.

Burimi: Romatoday|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania