JOQ Albania
Home

Historia që tronditi opinion publik, shokon nëna e 18-vjeçares së abuzuar: Mbajeni vajzën, dua florinjtë!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/07/2019 21:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera zhvillime dramatike kanë ndodhur nga historia rrënqethëse e vajzës së dhunuar e abuzuar seksualisht nga babai i saj për 3 vite me rradhë, kur kjo e fundit ishte vetëm 15-vjeçe, e publikuar nga emisioni investigativ mbrëmjen e 9 Korrikut.

Gjatë emisionit të sotëm është publikuar një video ku nëna e 18-vjeçares telefonon redaksinë e "Fiks Fare", duke kërkuar florinjtë e vajzës, si dhe duke kërcënuar stafin.

Nëna e vajzës së abuzuar i drejtohet gazetarit të emisionit "Fiks Fare" me fjalët: 

Mos më nxirr gocën, ajo le të rrijë atje ku e keni çuar. Nuk e dua në shtëpinë time. Merrjani vajzës florinjtë, se janë duke i prit miqtë te shtëpia. Të lutem shumë dua florinjtë, se ke për t’i blerë sa nuk bën më, se po më presin miqtë te shtëpia. Mbajeni mend këtë që po ju them. Ti që po më përmend mua, me çfarë do ta lash? Unë dua florinjtë në shtëpi, kaq po të them!

Sipas "Fiks Fare", gjatë këtyre ditëve kanë mbërritur në redaksinë e tyre mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision.

Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti, e braktisin vajzën duke mbështetur babain "monstër".

Si për ironi të fatit, në të gjitha telefonatat dhe mesazhet drejtuar stafit të "Fiks Fare", nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt emisionit investigativ, madje duke bërë fajtore viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.