JOQ Albania
Home

“A doni më për Rilindjen e Skënderbeut dhe Mamicës”/ Pas raportit të DASH, vjen reagimi i fortë i analistit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/07/2019 22:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Departamenti i Shtetit publikoi një tjetër raport me nota kritika për qeverisjen në Shqipëri.  Ditën e sotme u publikua raporti për Klimën e Investimeve në Botë.

Sa i përket Shqipërisë, në raport thuhet se Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes. Ndërkohë që sipas DASH, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan dhe Europë.

Lidhur me këtë vjen edhe reagimi i analistit që jeton në SHBA, Ilir Demalia. “A doni më për Rilindjen e Skënderbeut dhe Mamicës?!

Demalia shkruan në reagimin e tij:

State Department report për 2019 e perkufizon Shqipërinë si vendin më të korroptuar në Europë, si qeveri dhe sistem gjyqësor i kapur dhe në bashkëpunim më krimin e organizuar, trafiqet e droges, prostitucionit dhe pastrimit të parasë së krimit”.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar  sot një raport për klimën e investimeve në Shqipëri.

Sipas raportit, Shqipëria po bëhet gjithmonë e më e vështirë për investitorët e huaj që të vijnë në vendin tonë.

Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.

Sa i përket korrupsionit indeksi i Transparency International i Perceptimit të Korrupsionit 2018 renditi Shqipërinë 99 të 180 vendeve, një rënie prej tetë vende nga viti 2017. Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

Në raport nuk lihet pa përmendur as PPP, të cilat konsiderohen si të rrezikshme nga raporti i DASH për shkak të analizës ës dobët kosto-përfitim dhe mungesës ës ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave.