JOQ Albania
Home

Me make up të rënduar e qerpikë fallco në plazh, vajza e njohur shqiptare: Dal si të më teket
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2019 9:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kemi parë lloj-lloj çudish që ndodhin në vendin tonë dhe jashtë shtetit, përgjithësisht në plazhe dhe pishina. Nga personat që preferojnë të dalin tërësisht lakuriq në plazhe publike, tek ata që ofrojnë skena erotike dhe nuk përmbahen, por edhe femra që preferojnë të shkojnë në majë të takave në rërë.

Këtë herë, ajo që ka tërhequr vëmendjen, ka qenë Uindi Haxhia, motra e Encës, e cila njihet gjerësisht për pasionin që ka ndaj make upit.

Me sa duket, vajza e re në moshë nuk di se kur duhet ta përdorë e kur duhet ta minimizojë pak tualetin.

Këtë herë ajo është shfaqur me qerpikë fallco tepër të gjatë, e tualetosur dhe e pudrosur në maksimum, me highlighter e me buzë të lyera sëtepërmi, në plazh.

Kjo gjë i ka bërë përshtypje ndjekësve të saj, të cilët e kanë pyetur nëse shkon me tualet në plazh.

Përgjigja e Uidit serbes-serbes, është:

Dal si të më teket”.

Ajo shton se me highlighterin sinjalizon meshkujt e lezetshëm se është single.

Në fund të fundit, nuk thonë kot: qejfe-qejfe kjo dynja!