JOQ Albania
Home

Shembja e godinës pranë Arenës Kombëtare, biznesmenët: Na lini të marrim kasafortat, dokumentat
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka nisur prej mëngjesit të sotshëm prishja e godinës 4 katëshe që ndodhet pranë “Arenës Kombëtare”.

Personat, të cilët kanë biznesin e tyre në këtë godinë, shprehen se nuk janë lajmëruar dhe nuk janë vënë në dijeni të kësaj prishjeje.

Ata janë kapur në befasi dhe nuk kanë marrë asnjë masë për largimin e objekteve apo marrjen e shkresave të rëndësishme.

Gjithashtu, biznesmenët janë përplasur me policinë, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar të futen brenda në godinë.

Ata bëjnë thirrje që t’i lejojnë të marrin dokumentet dhe kasafortat, duke u shprehur se kjo prishje e godinës u erdhi si rrufe në qiell të hapur.

Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur shembja e një godine pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë.

Godina po shembet me fadroma, jo me shpërthim të kontrolluar.