JOQ Albania
Home

Ilir Meta nuk dekreton Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2019 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka pranuar të dekretojë zgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Meta ka dekretuar refuzimin e emërimit të Gjinushit gjatë ditës së sotme.

Nga ana tjetër, sipas Metës, ai nuk i purmbush kushtet ligjore për aq kohë sa është i rregjistruar si në parti, megjithëse kryeministri Rama e vuri atë në krye të Akademisë.

Kundër zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave kanë dalë mjaft zëra të njohur në fushën e shkencës në Shqipëri.

Më së shumti është vënë theksi në mungesën e kontributit shkencor të Gjinushit në vendin tonë, gjatë 3 dekadave të fundit.