Jeta Osh Qef

Mos e pastroni fytyrën dhe bebet me letra të lagura, rrezikoni shumë
Nga: I.Spahiu | Publikuar më: 22.11.2016, 12:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
lag

Pecetat e lagura mund të jenë të dëmshme për lëkurën e fëmijëve dhe jo vetëm. Kjo për shkak të kimikateve që ndodhen në këto peceta.

Hulumtimi është bërë nga dr. Mary Wu Chang, profesor i dermatologjisë dhe pediatrisë në Universitetin e Mjekësisë Connecticut. Ai tregoi një rast konkret ku një vajzë 8-vjeçare kishte pësuar skuqje dhe acarim të rëndë të lëkurës dhe rreth gojës nga përdorimi i këtyre pecetave.

Sipas tij ka pasur raste të tjera të ngjashme sidomos nga kompani që prodhojnë letra të lagura për fëmijë si Johnson & Johnson, Cottonelle dhe Huggies, megjithatë dermatologët sugjerojnë të kontrolloni më parë përbërësit e këtyre letrave dhe më pas t’i blini apo t’i përdorni ato.

Ndoshta nuk mund ta shmangni përdorimin total të tyre, port ë paktën sigurohuni që pecetat e lagura mos të kenë kimikate që dëmtojnë lëkurën.