Jeta Osh Qef

Njolla e bardhë në gishtin tuaj nuk është kot, ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 26.11.2016, 14:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
auto_thonj1480162388 (1)Njollat e bardha në thonjtë tonë janë shumë të rëndësishme jo vetëm për thonjtë, por edhe për shëndetin tonë. Ndërkohë që disa, njollat në gisht i lidhin me fatin që ka njeriu në jetë, në fakt ato më së shumti kanë të bëjnë me shëndetin e njeriut.

Ja shpjegimet që jepen për këto njolla në gisht:

1. Mungesa e njollës gjysmërrethore në gishtin e madh të dorës mund të tregojnë praninë e sëmundjeve psikologjike.

2. Mospatja e njollës gjysmërrethore apo më shumë njollave të vogla në gishtin tregues mund të tregojë se një person ka probleme me zorrët, mëlçinë, apo pankreasi, si dhe probleme me sistemin riprodhues në rastin e femrave.

3. Zhdukja e njollës gjysmërrethore  nga gishti i mesëm mund të tregojë probleme me presionin arterial.

4.  Mungesa e njollës në gishtin e tretë mund të jetë një shenjë se një person ka probleme me sistemin endokrin.

5. Zhdukja e njollës nga gishti i katërt mund të jetë një shenjë se zorrët e një personi janë të bllokuara .