Jeta Osh Qef

E rrallë/ Shkretëtira në Arabinë Saudite mbulohet nga bora, dikush irritohet nga veprimi i njerëzve
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 29.11.2016, 17:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Sigurisht që rënia e dëborës në shkretëtirën e Arabisë Saudite nuk ndodh çdo ditë dhe kjo ka qenë një nga ngjarjet më emocionuese për qytetarët në ditët e fundit, të cilët pavarësisht se rënia e dëborës u ka sjellë probleme në qarkullim, ata kanë shijuar këtë gjë, duke luajtur dhe duke i postuar fotot në rrjetet sociale.

Është e çuditshme rënia e dëborës për vetë faktin se temperaturat në këtë vend edhe gjatë dimrit shkojnë deri në 20 gradë Celcius.

Megjithatë postimi i fotove nga dëbora në rrjetet sociale ka sjellë irritimin e një kleriku mysliman, i cili e quan këtë gjë anti-islamike, por e vërteta është se askush nuk mendon si ky klerik dhe të njerëzit i janë gëzuar rënies së dëborës.