Jeta Osh Qef

Nuk veshi reçipeta për një javë, ndryshimi që ndodhi me gjoksin e saj ishte drastik
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 15.12.2016, 12:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Capture

Megjithëse mendojmë se mbajtja e reçipetave e mban gjoksin në formë dhe nuk e lë të bjerë poshtë, një vajzë tregon se ka ndodhur e kundërta në momentin që ajo vendosi t'i hiqte ato.

Madje jo vetëm e reja, por siç është vërtetuar mosmbajtja e reçipetave sjell më shumë përfitime për trupin, gjoksin, xhepin tuaj.

Ja disa nga të mirat që do të përfitoni pas një jave të mospërdorimit të reçipetave.

1- Gjoksi juaj do të rritet. Nëse nuk i mbani reçipetat për një kohë të gjatë, gjoksi juaj do të rritet, sepse muskujt e gjoksit kanë më tepër mundësi të lëvizin.

2- Gjoksi merr një formë më të bukur. Një studim francez ka dalë në përfundimin se heqja e reçipetave i jep gjoksit një formë më të bukur.

3- Do të ndiheni më mirë. Sigurisht që pas heqjes së reçipetave ju do të ndiheni më mirë dhe më të lirshëm.

4- Çrregullimet e gjumit do të zhduken. Mbajtja e reçipetave kur flini gjumë, bën që ju të mos flini rehat dhe të flini më pak se sa duhet.

5- Kurseni para. Një tjetër përfitim i heqjes së reçipetave është edhe kursimi i parave.

6- Përmirësohet qarkullimi i gjakut.  Kur vishni reçipeta, e sidomos kur i mbani të shtrënguara, ju vështirësoni qarkullimin e gjakut. Me heqjen e tyre, kjo nuk ndodh më.