Jeta Osh Qef

Paralajmërimi i NASA-s: Asteroidët do të na vrasin, jemi të papërgatitur
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 18.12.2016, 12:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Capture

Shkencëtari i NASA-s Dr Joseph Nuth ka paralajmëruar se ndodhemi në një ngjarje qiellore e cila do të ndikojë shumë në planetin tokë. Ai ka thënë se një kometë ose një ateroid do ta zhdukë tokën, ashtu siç ndodhi miliona vite më parë kur një kometë zhduki të gjithë dinazaurët.

Doktori duke shpjeguar tezën e tij tha se këto kometa apo asteroidë janë të famshëm pasi e godasin tokën çdo 50 milion vjet.

Shkëncëtari tha ndër të tjera se ne jemi të papërgatitur ndaj një sulmi të tillë, por e ka një zgjidhje. Ai tha se NASA duhet të ndërtojë një raketë mjaftueshëm të fuqishme për ta shkatërruar kometën kur të vijë dita e madhe apokaliptike, për të shpëtuar Tokën.