Jeta Osh Qef

Ju kanë hapur të tjerët Facebook-un tuaj? Sekreti për të zbuluar nëse po ju përgjojnë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 28.12.2016, 14:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
fbVetëm me dy hapa të thjeshtë mund të gjeni përgjigjen e pyetjes shqetësuese, ‘A përdoret nga persona të tjerë llogaria ime?”

Ajo që duhet të bëni është të hapni opsionin Security, dhe pastaj “Where You’re Logged In” (ose managed active sessions) dhe kështu do të shihni nga cilat IP adresa keni hyrë në ‘Facebook’.

Nëse për shembull keni qenë në një qytet tjetër dhe në këtë listë e shihni atë qytet të veçantë, atëherë jeni të sigurt, ndoshta keni hyrë vetë duke përdorur Wi-Fi.

Nëse, në listë nuk është qyteti apo vendi ku keni qenë në një kohë të caktuar, atëherë mirë është që të ndryshoni fjalëkalimin në ‘Facebook’. Fjalëkalimi i ri do të zgjidhë problemin, por edhe të paralajmërojë për kujdes ne rastin e hyrjes në ‘Facebook’ kur jeni larg nga shtëpia.