Jeta Osh Qef
Home

The Sun: Djemtë e burgosur që dolën tek JOQ e kanë pisk punën
Nga: . | Publikuar më: 01.01.2017, 14:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
E kush nuk i mban mend të burgosurit shqiptarë në Angli. Ata bënë bujë pas publikimit të një fotoje nga JOQ, ku u uronin të gjithë shqiptarët festën e Krishtlindjeve.

“Ju urojmë të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet nga një burg në Angli. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ky ishte urimi i shqiptarëve nga një burg i Anglisë.

Por, kjo foto u bë menjëherë virale, pas qindra kërkesave që mbërritën në redaksinë e JOQ, ku spikati i burgosuri me bluze të bardhë, e më pas shoku i tij me kostum i zi.

Ata qenë në qendër të vëmendjes për ditë me radhë, por duket se edhe sot në ditën e parë të 2017-ës, vëmendja rikthehet tek ata.

Është prestigjozja britanike “The Sun” ajo që i ka kushtuar një artikull kësaj teme, se si të burgosurit shqiptarë nisin foto nga qelitë e tyre, ku duken të gëzuar dhe urojnë shqiptarët për festa nga qelitë, ku sigurisht nuk lejohet celulari.

Megjithatë, sipas The Sun, tashmë shqiptarët e kanë punën pisk. Kjo pasi pas fotove të publikuara nga JOQ, të cilat bënë bujë të madhe në rrjetet sociale, tashmë është nisur një hetim për të burgosurit shqiptarë.

Artikulli i The Sun:

Një hetim ka nisur pasi të burgosurit shqiptarë në një nga burgjet tona kanë nisur foto e video ditën e Krishtlindjeve tek një faqe shqiptare që quhet Life is Fun (Jeta osh Qef).

Në skandalin më të fundit të thyerjes së rregullave të burgut, një grup shqiptarësh kanë dërguar foto me kamera të futur në mënyrë të paligjshme  në një nga faqet online të vendit të tyre, e quajtur “Life Is Fun” (JOQ).

Fotot janë bërë në kategorinë C të burgut në Dorset, i cili ishte në qendër të vëmendjes muajin e kaluar për shkak të fotove të publikuara nga të burgosurve me ushqime të mira si peshk, patate e vodka që ata i mbanin në qelitë e tyre.

Në atë kohë Ministria e Drejtësisë tha se do të nisë një goditje e ashpër ndaj “talljes” që të burgosurit i bëjnë sistemit, por kjo nuk i ka ndaluar shqiptarët të bëjnë të njëjtën gjë.

Të qeshur me duart e tyre që formojnë simbolin e shqiponjës, shihen të burgosurit teksa pozojnë duke thyer në mënyre flagrante rregullat brenda burgut.

Shumë nga të burgosurit, fotot e të cilëve janë publikuar nga ky website shqiptar, vuajnë dënime të gjata për shpërndarje droge, ndërsa të tjerët janë në pritje të gjykimit.

Fotot u dërguan në website-n e lajmeve Life Is Fun (Jeta Osh Qef) në ditën e Krishtlindjeve.

Në foton e publikuar, shkruhej: “Ju urojmë të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet nga një burg në Angli. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

Më pas, artikulli i The Sun vijon duke treguar se si mbërritën fotot në redaksinë e tyre.

The Sun i zbuloi fotot nga një shqiptar i shqetësuar në lidhje me fotot e publikuara, të cilat dëshmonin sjelljen e pacipë të burgosurve.

Ai tha: Nuk mund ta besoja kur pashë fotot. Ata po i japin Shqipërisë një emër të keq duke u arrestuar dhe tani tallen me sistemin e burgimit në Britani.

Madje, dy të burgosur dërguan video të tyren ku ata këndojnë brenda në qeli dhe thonë: Ju urojmë gëzuar Krishtlindjet. Urimet më të mira për djemtë që vuajnë dënimin dhe lirim të shpejtë për ta. Shumë respekte të gjithëve.

Në videon e regjistruar mund të shihen pjata plot me ushqim dhe shishe me pije.

The Sun e vijon artikullin e saj me fenomenin që në fakt i bëri të famshëm të burgosurit: femrat që shkruajnë për ta.

Që nga postimi i fotove javën e kaluar, qindra femra kanë bombarduar website-n e Jeta Osh Qef me mesazhe për të burgosurit, duke kërkuar që të bëheshin të dashurat e tyre.

Madje, kjo gjë shtyu të burgosurin me emrin “Tony Sami” të përgjigjej se nuk ishte i interesuar pasi ai kishte një të dashur dhe një fëmijë.

Të tjerë mburreshin se si shqiptarët kishin bërë foto me celularë kontrabandë edhe pse ishin brenda qelive.

Pas publicitetit, një nga të burgosurit postoi një mesazh ku shkruhej: Jam një nga të burgosurit. Po lexoj mesazhe nga më të ndryshmet për ne. Ne thjesht donim t’ju përshëndesnim, për t’i treguar botës se edhe pse ndodhemi në burg, ne e gjejmë kohën për t’u argëtuar. Donim t’ju sillnim jetën e njerëzve nga vende të harruara, siç janë burgjet. Ne jetojmë, ne nuk jemi njerëz që vjedhin dhe as pedofilë. Këta njerëz marrin dënime të rënda. Ne nuk po kërkojmë famë, ne nuk po kërkojmë të dashura, ne nuk po kërkojmë asgjë. Ne thjesht donim t’ju përshëndesnim.

Në një bisedë me një hetues shqiptar, ai tha për The Sun se të burgosurit paguajnë 500 paund për të future një cellular brenda në qeli.

Shërbimi Kombëtar i Menaxhimit të të Dënuarve (NOMS) ka konfiskuar në vitin 2013 plot 7,451 telefonat celularë dhe kartat Sim të gjetura në burgjet në Angli dhe Uells.

Kështu e mbyll artikullin e saj prestigjozja The Sun. Në fakt, ashtu siç një i burgosur ishte shprehur, çunat që shkruan në redaksinë e JOQ nuk kërkuan vëmendje. Ashtu siç The Sun shkruan, ata thjesht kërkuan të uronin Krishtlindje të mbara për shqiptarët, por ky urim mori një tjetër rrjedhë pas vëmendjes që çunat shqiptarë morën nga kërkesat e shumta që bombarduan redaksinë tonë.

Mesa duket, tashmë çunat e kanë punën “pisk”, por shpresojmë që t’ia hedhin paq dhe kjo qetësi që i karakterizon ata në burgjet angleze, të vazhdojë më tej.

Ne që i shohim këto foto nga jashtë, në një farë mënyre jemi të lumtur që edhe ata shfaqen të tillë në burgjet angleze, me tryezën plot dhe të qeshur e të gëzuar me njëri-tjetrin, gjë që shpresojmë të vazhdojë të jetë e tillë.

Gjithsesi, në aspektin gazetaresk, The Sun u ka dhënë njëkohësisht një leksion portaleve shqiptare. Prestigjozja britanike ka cituar së paku 9 herë portalin tonë, duke dëshmuar absolutisht një profesionalizëm në punën që bëjnë, ndryshe nga portalet shqiptare të cilat “vjedhin” materiale tonat ekskluzive, por e kanë për turp të citojnë.

Gjithsesi, vazhdoni të merrni materialet tona dhe mos na citoni, fatmirësisht ne kemi materiale për të gjithë.