Jeta Osh Qef
Home

Njihuni me “parajsën” e fundit të tokës, vendin e virgjër që shumë pak e njohin
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Mon Jan 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në botë ka shumë vende të virgjëra, vende ku ende nuk ka shkelur këmba e njeriut. Një prej tyre është edhe arkipelagu Mergui në Myanmar.

Sipas CNN, inxhinieri Thomas Bruning ka braktisur punën e tij dhe prej kohësh lundron në ujërat e këtij arkipelagu, i cili përbëhet nga 800 ishujt dhe ndodhet mes Tajlandës dhe Myanmar.

“Mergui më bëri të kuptoj se edhe pse bota po ndryshon në mënyrë të shpejtë, ka ende vende që mbeten të paprekura, të virgjëra, të paprishura. Duke lundruar rreth Mergui ndjej sikur kam gjetur diçka që kishte humbur. Unë do ta quaj atë "një nga parajsat e fundit në Tokës", tha ai.

Në fotot e mëposhtme mund të shijoni pamjet e mrekullueshme, të cilat të japin qetësi dhe paqe.