Jeta Osh Qef
Home

Media zviceriane: Përse jo Shqipërinë, këtë perlë të Ballkanit me thesare natyrore
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Fri Jan 27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Megjithëse shumë gjëra çalojnë dhe ka akoma gjëra të tjera për tu bërë ndryshe, nën sytë e botës Shqipëria konsiderohet një perlë me bukuri natyrore të mahnitshme.  Media zviceriane, “Bluewin.ch”  i ka kushtuar një artikull vendit tonë ndërsa e quan pa frikë konkurrente të fortë të Kroacisë që dikur mbahej Mbret  i Ballkanit.

Media zviceriane ndër të tjera shkruan se Shqipëria me thesare natyrore është edhe një vend me çmime mjaft të konkurueshme dhge njerëz mikëpritës.

“Të hash në një restorant tre persona, madje të konsumosh edhe verë nuk kushton më shumë se 20 euro.”

Gjithashtu kjo media shkruan se çmimet e ulëta në Shqipëri të bëjnë të shijosh këtë luks pafund që të ofron natyra, me pak para.