Jeta Osh Qef
Home

Si të zgjidhni këpucë me taka të rehatshme
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Mon Jan 25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pëlqeni të vishni këpucë me taka ose i mbani vetëm për raste, cilado që të jetë arsyeja duhet të dini disa rregulla para se të blini një palë të tilla.

Kurrë mos blini këpucë me taka online

Takat duhet të përshtaten mirë në këmbët tuaja. Nëse janë të ngushta apo të gjëra fare pak, mos i blini. Përderisa në blerje online nuk mund t’i provoni ato, atëherë do të zhgënjeheni çdo herë.

Taka duhet të jetë e pozicionuar si duhet

Shumë besojnë që nëse takat janë më të trasha janë më të përshtatshme se ato të hollat. Kjo nuk qëndron fare, e rëndësishme është pozita e takës. Taka duhet të vendoset drejt me ashtin e thembrës. Nëse ajo është e vendosur më mbrapa do të  shkaktojë dhimbje.

Mos kurseni para në blerjen e këpucëve me taka

Largoni shprehinë e blerjes së takave të lira për një mbrëmje. Ka shumë gjasa që ato janë të punuara nga plastika dhe këmbët të djersiten, të marrin erë dhe të kruhen.

Mbushjet me xhel për këmbë

Mbushjet me xhel për këmbë largojnë presionin nga shputa juaj. Ato nuk janë të shtrenjta. Kini kujdes të mos përdorni ato që janë shumë të trasha.

Vendosini këmbët në akull

Shumë njerëz kur kanë dhimbje këmbësh i vendosni ato në ujë të nxehë. Mirëpo mënyra e duhur për të larguar dhimbjen është të përdorni ujë me akull.

Cilat janë markat më të mira

Të gjitha modelet e takave të një marke nuk mund të jenë të përshtatshme, mirëpo disa marka po vënë konfortin në rend të parë si: Clarks, Geox, Chie Mihara, Jimmy Choo, etj.