Jeta Osh Qef
Home

Si të shikoni fotot që miqtë tuaj kanë pëlqyer në Facebook?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu May 5

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Facebook po na rishfaq kujtimet e vjetra dhe me këtë opsion po kuptojmë si ishim para disa vitesh. Por së fundmi është një mënyrë  e thjeshtë për të parë fotot që keni pëlqyer ju dhe miqtë tuaj.

Nëse doni të shikoni fotot që keni pëlqyer ju, në butonin e kërkimit shkruani "photos liked by me" (fotot e pëlqyera nga unë). Aty do ju shfaqen të gjitha imazhet që keni pëlqyer kohët e fundit. Një mënyrë tjetër është që të shikosh dhe çfarë kanë pëlqyer miqtë. Me siguri do krijohen shumë debate dhe grindje mes çifteve pas kësaj mënyre.

Të njëjtën gjë do të bëni dhe nëse kërkoni për miqtë tuaj, vetëm do të shkruani "photos liked by…" (fotot e pëlqyera nga filan fisteku).