Jeta Osh Qef
Home

Ky artist ka një ide brilante për të ndihmuar të pastrehët
Shkruar nga: | Publikuar më: Mon May 9

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jeta intensive e diktuar  me lëvizjen e shpejtë dhe masive të njerëzve nëpër rrugë, bën që ne shpesh të mos vërejmë pusetat e shumta të prishura dhe të biem në to. Por një artist urban ka bërë të mundur që një ngjarje e tillë e hidhur të duket një shans i madh për të pastrehët.

Biancoshok  përmes një instalacioni ka konvertuar disa puseta të Milanos në dhoma të vogla për të pastrehët. Janë të shumtë njerëzit nëpër botë që prej varfërisë detyrohen të strehohen nëpër kanale dhe puseta. Pra, në një farë mënyre "strehat" që ka mobiluar artisti janë tanimë disa shtëpi të rikonstruktuara.

Biancoshock, ideuesi i kësaj vepre thotë ironikisht: "Nëse disa probleme nuk mund të shmangen, bëjini ato të rehatshme". Edhe të pastrehët munden të kenë tashmë një shtëpi të mobiluar mirë dhe aspak të kushtueshme.