Jeta Osh Qef
Home

Nëse niseni drejt këtyre vendeve, për të mirën tuaj kthehuni mbrapsht
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu May 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se ne mund të shkojmë kudo që duam nëse kemi dëshirë dhe para. Por ka disa vende në tokë ku absolutisht asnje turist nuk lejohet të shkelë. Ne kemi bërë një listë të vendeve më misterioze ku nuk shkon askush.

Ishulli Sursey
Shkaku i ndalimit të udhëtimit: Eksperimentet shkencore

85b12272eda56f9fa022ae8145cc09d6

Në vitin 1963 në ujërat e Islandës, shpërtheu një vullkan nënujor dhe brenda një kohe të shkurtër u formua ishulli i ri prej 2,7 kilometra katrorë. Menjhëherë ka marrë vëmendjen e shkencëtarëve nga vende të ndryshme si shembull i fillimit të jetës së re. Që atëherë ishulli shërben vetëm për qëllime shkencore dhe është zonë e kufizuar për turistët.

Ilha da Queimada Grande

Shkaku i ndalimit të udhëtimit: Shumë gjarpërinj helmues

1803355-650-1463047083-c28e442025685e952804b4d3e10310fb

Ndodhet 35 km në brigjet e Brazilit dhe në plan të parë duket si parajsë. Ju mund të paguani një udhëtim në këtë ishull me jetën tuaj për shkak të gjarpërinjve helmues. Me një sipërfaqe prej 0.43 km katrorë, ajo ka një popullsi të llogaritur prej 4000 gjarpërinjsh.

Ishulli Sentinel

Shkaku i ndalimit të udhëtimit: Agresioni i banorëve

sentinel-island

Një nga ishujt në Gjirin e Bengalit është shtëpi për një fis të rrezikshëm të quajtur Sentinelese. Ata i shmangen çdo lloj kontakti me njerëzimin dhe reagojnë shumë ashpër ndaj çdo ndërhyrje. Këta njerëz e kanë mbrojtur territorin e tyre gjithmonë. Për shembull në vitin 2004 qëlluan helikopterin e qeverisë indiane me shigjeta, të cilët fluturuan mbi ishull pas një cunami për të parë nëse banorët kishin nevojë për ndihmë. Viktimat e fundit janë disa pershkatarë. Pas vdekjes së tyre autoritetet idiane u bënë thirrje qytetarëve t’i qëndrojnë larg fisit Sentinelese.

Ise Grand Shrine, Japoni

Shkak i ndalimit të udhëtimit: Vetëm për shtresat elitare të shoqërisë

1803605-650-1463047083-056ad7d35aad6744ee3d8b450b1bd78a

Vendi më i shenjtë në Japoni është tempulli i Ise Jingut. Tempulli është i rrethuar nga një gardh i lartë prej druri. Vetëm anëtarët e familjes perandorake, priftërinjtë dhe njerëz të shtresës së lartë jan të lejuar brenda. Deri në vitin 1945 ishte një vend i vështirë për të hyrë. Tyrbja u nda nga bota e jashtme nga lumi Miyagaëa që simbolizonte kufirin e të zakonshmes me të shenjtën. Murgjit ishin rreptësisht të ndaluar për të kaluar lumin. Besohej se kjo çonte në shkeljen e shenjtërise dhe shkaktonte probleme në gjithë Japoninë.

Ishulli Gruinard

Shkak i ndalimit të udhëtimit: Testime biologjike

119366795.A7At9Bqk.Thatislandagainsavedfor

Në vitin 1942, qeveria britanike bleu ishullin skocez Gruinard për testimin e armëve biologjike. Gjatë eksperimentit u kuptua që territori u ndot për një peridhë të gjatë kohe duke shkaktuar vdekjen e popullsisë në 95% të rasteve. Deri në vitin 1980 ishulli ishte një nga vendet më vdekjeprurëse në planet. Në 1986 shkencëtarët filluan pastrimin dhe ishulli u deklarua i sigurtë në 1990. Megjithatë askush nuk u zhvendos më aty. Ekspertët paralajmërojnë që disa pjesë të testimit të armëve kanë mbetur në tokën e ishullit. Kjo do të thotë që nuk do të jetë i përshtatshëm për t’u jetuar për qindra vjet.