Jeta Osh Qef
Home

Ndodh “mrekullia” në Fier/Shkon të blejë naftë, i del limonatë nga pistoleta në karburant
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Fri May 5

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

naftaTeksa çmimi i naftës në tregjet botërore ka shënuar një rënie të lehtë, e njëjta gjë nuk ka ndodhur aspak në vendin tonë, ku çmimi i një litri naftë jo vetëm që nuk ka ngelur në të njëjtin nivel, por ka pësuar edhe rritje.

Të mos flasim më pas për cilësinë e këtij karburanti që vjen në vendin tonë, i cili vetëm si naftë që nuk ngjan. Këtë e dëshmon një mesazhdërgues pranë JOQ.al, i cili tregon se çfarë karburanti ka marrë në bidon në një pikë rreth 4 kilometra larg qytetit të Fierit.

Për një çast mendova se pistoleta e naftës po nxirrte nga gryka limonatë. Mirë që e bleva me bidon se do e kishte ngrënë makina e shkretë atë llumin në fund të bidonit. Këtë naftën e bleva katër kilometër afër Fierit, por emrin e karburanti s’ia vura re dhe s’më kujtohet për momentin, por ishte në buzë të autostradës. E bleva me bidon këtë naftë për pompën e ujit", – thotë mesazhdërguesi.