Jeta Osh Qef
Home

Kërkohet djali dhe vajza me pelerinë, ç’kanë marrë sot në 3 të natës në Tiranë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Sun May 7

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djali i ka rënë një çantë gjatë natës së djeshme, teksa ka qenë duke udhëtuar me motor në Rrugën e Kavajës bë Tiranë. I apasionuar pas motorëve, djali thotë se në çantën që i ka rënë, e cila është çanta në foton e mëposhtme, nuk ka ndonjë gjë me vlerë për personat e panjohur, por vetëm për të, pasi bëhet fjalë për dokumentet e tij të identifikimit dhe gjëra të tjera të nevojshme për të.

Ai tregon se ka shkuar në polici për t’u interesuar, ku ka mësuar se pas djalit çantën e kanë parë dy persona të tjerë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Smart dhe kanë lajmëruar organet kompetente në lidhje me atë që kanë parë. Përpara se të vinte policia në rrugë ka kaluar një çift, vajzë e djalë, të cilët kanë marrë çantën dhe janë larguar pa e prishur terezinë.

Rreth orës 03:00, sonte në Rrugën e Kavajës, pranë rrugicës së Çamëve më ka rënë nga motori valixhja e lëkurës, ku kam gjithë dokumentet e sende të tjera pa vlerë për ata që e kanë gjetur. Dy djem me Smart e kanë parë e duke e menduar të dyshimtë kanë telefonuar policinë. Kanë pritur në makinë deri sa të vinte policia, por ndërkohë një djalë me bluzë të bardhë e një vajzë me pardesy e kane marrë e kanë ikur drejt rrugicës, pranë një skare që ndodhet aty. Djemtë me Smart i kanë fotografuar ndërsa largohen. Policia ka mbërritur 5 minuta më vonë por s’i ka gjetur nëpër rrugica.
Ju lutem, nëse dikush do ta dorëzojë, ose në komisariat ose privatisht, do t’i ofroj dhe shpërblim! Askujt nuk i bën punë, kurse mua më krijon probleme pa fund", – thotë personi.

Çanta që i ka humbur është ajo që vajza me pelerinë mban në dorë (gjithmonë sipas mesazhdërguesit). Tani le të presim reagimin e saj.

Të gjithë që kanë informacione mund të kontaktojnë në këtë numër +355692758978.