Jeta Osh Qef
Home

Ekskluzive/Nusja bën për spital vjehrrën, flet burri: Më ndau prindërit, tani jeton me babanë tim
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Fri May 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku nusja ka dhunuar vjehrrën dhe e ka bërë atë për në spital. Mediat raportuan se ka qenë vjehrra ajo që ka dhunuar nusen dhe nusja ka marrë urdhër-mbrojtje, por me sa duket, e vërteta është tërësisht ndryshe. Të paktën sipas rrëfimit të së birit për JOQ.al.

Ai ka kontaktuar me redaksinë tonë, ku tregon se prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe dhe se marrëdhëniet e nuses së tij me të ëmën janë shumë të këqija, e madje nusja kërkon që të nxjerrë nga shtëpia vjehrrën.

Ato grinden shpesh me njëra-tjetrën dhe herën e fundit ka qenë nusja, Rezarta Kurti-Kulli ajo që ka rrahur keq e ka bërë me gjak 57-vjeçaren Zenepe Bici. Për këtë djali ka sjellë edhe raportin mjeko-ligjor.

Çifti është martuar që prej vitit 2009 dhe kanë bashkë një djalë të moshës 7-vjeçe, të cilin prej 4 vitesh nusja nuk e lë që të flasë me të atin.

Unë jam emigrant në Britani dhe ky sherr ka nisur sa arrita un në Londër. Më hëngri në besë ish-nusja ime dhe më ktheu shpinën. Për tre ditë më doli njeri tjetër. Mamaja ime kurrë nuk e ka prekur, përkundrazi, i është drejtuar gjithmonë uniformave blu dhe gjykatës. Rezarta kërkon të largojë nënën time nga shtëpia", – thotë ish-bashkëshorti i Rezartës për JOQ.al.

Ai akuzon ish-bashkëshorten ndër të tjera se ka ndikuar në ndarjen e të ëmës me të atin dhe se tani jeton me babanë e tij, edhe pse djali i Zenepes është shprehur se nuk do që ish-bashkëshortja të jetojë me të.

Ajo arriti ka ndarë prindërit e m’i dhe ish-zonja jeton me vjehrrin. Unë s’e dua, ajo jeton me vjehrrin. Babai dhe mamaja ime bashkë me Rezartën jetojnë në një shtëpi, por në dhoma të ndara. Kanë ndarë banesën. Babai im e ka divorcuar mamanë pa i thënë gjë fare dhe gjyqtarja që e ka bërë këtë duhet të përballet me ligjin", – rrëfen djali i Zenepes, i cili ndër të tjera shprehet se e ka të pamundur të kthehet në Shqipëri dhe të sqarojë gjithë situatën.