Jeta Osh Qef
Home

Blen donerin në një fast food në Gramsh, kur shikon patatet i bie kokës me grushte
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e kemi provuar qoftë edhe një herë të vetme në jetën tonë ushqimin e shpejtë të fast food-it, edhe pse mjekët flasin kundër konsumit të këtij ushqimi, duke qenë se sipas studimeve të shumta, rrit shanset për prekjen nga kanceri dhe shumë sëmundje të tjera.

Por veç kësaj, sa i sigurt është ushqimi i fast food-eve që konsumohet në Shqipëri?  Kemi raportuar herë pas here raste të pakëndshme në Tiranë, por një tjetër rast i neveritshëm vjen nga Gramshi.

Shkova në një fast food dhe porosita një doner me patate. Pasi e hëngra ika në tualet, kur pashë këtë. I rashë kokës me grushte, por e kisha ngrënë donerin dhe patatet që rrinin pranë detergjentit larës dhe tualetit alla-turka", – thotë personi që ka bërë fotot dhe i ka dërguar pranë JOQ.al.

Me të vërtetë e neveritshme! Kur kontrolli i higjienës dhe ushqimit nuk funksionon si autoritet në vendin tonë, e vetmja gjë që na ngelet është të bëjmë vetë ç’kemi në dorë për të ruajtur shëndetin.