Jeta Osh Qef
Home

Mos e anashkaloni lemzën, mund të jetë një kancer në qafë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Thu Feb 11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lemza nuk mund të jetë gjithmonë diçka normale. Një person në SHBA nëpërmjet lemzës së shpeshtë zbuloi se vuante nga kanceri në qafë.

Ai shkoi dy herë në spital, por e kanë larguar me disa vitamina. Por, lemza sërish nuk pushonte, ndaj dhe mjekët i kanë bërë një fotografim të qafës, në të cilën është zbuluar edhe një tumor i madh.

I njohur me emrin haemangioblastoma, ky tumor, i ka bërë presion rrënjëve nervore dhe shpinës që ka mundur ta paralizojë.

Tumori i ka shkaktuar lemza të shpeshta dhe 35-vjeçari i është nënshtruar operacionit në kohë dhe ka parandaluar sëmundjen që mund t’i merrte jetën.