Jeta Osh Qef
Home

Thirrje për femrat: Depilimi në zonën intime mund t’ju çojë drejt vdekjes
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Fri Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Depilimi në zonën intime te femrat mund t’ju rrezikojë atyre jetën. Kjo thirrje për të treguar kujdes është bërë më parë dhe sërish studiuesit e rithonë: “Tregoni kujdes, ndryshe rrezikoni jetën tuaj”.

Shkulja e rrënjës së qimes në zonën intime ka një rrezikshmëri të lartë, pasi mund të shkaktohen sëmundje që lidhen me infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Sipas një studimi të fundit, një ndër rreziqet më të mëdha është “Cellulitis”, një infeksion bakterial i lëkurës, që nis aty ku lëkura është e çarë dhe mund të jetë fatal për femrën. Për shkak se ky infeksion zhvillohet dhe përhapet shumë shpejt, në rastet kur nuk zbulohet në kohë, mund të shkaktojë vdekje.

Një studimi i fundit i publikuar në Brazialin Medical Jounal, ka gjetur një lidhje mes depilimit me shkulje të qimes, i quajtur dhe “depilimi brazilain”, dhe infeksione seksualisht të transmetueshme.

Ndaj kjo këshillë lë të shërbejë si një thirrje për të gjitha femrat që të tregojnë kujdes, pasi ky trajtim bukurie mund t’ju marrë atyre jetën.