Jeta Osh Qef
Home

Ja çfarë duan femrat dhuratë për Shën Valentin
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Fri Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazeta amerikane Business Insider ka listuar disa nga gjërat që femrat do të donin si dhuratë për Shën Valentin. Ato duan të ndihen të lumtura dhe kënaqura.

Punësoni një pastruese për shtëpinë

Një shtëpi e pastër është kënaqësia e fundit e ditës. Për dikë, është shumë luksoze kur nuk i duhet që të bëjë punët e shtëpisë pas një dite të lodhshme pune. Nëse doni të shihni të lumtur gruan tuaj, atëherë punësoni një pastruese që të pastrojë shtëpinë. Gruaja juaj do të jetë e lumtur gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm më 14 shkurt.

Blini dy bileta për shfaqjen e saj të preferuar

Dërgojeni në muzikë live, ku këndon këngëtari i saj i preferuar ose çojeni në teatër a kinema për të parë shfaqjen e saj të preferuar. Ajo do ndihet e vlerësuar nëse ti bën ato që ajo pëlqen.

Dilni për një darkë

Darka nuk duhet të jetë e zakonshme. Në menu duhet të jetë gjithçka që e dashura apo gruaja juaj pëlqen më së shumti.

Dërgojeni jashtë qytetit në fundjavë

Nëse keni mundësi dilni jashtë qytetit në fundjavë. Kështu ju do të dilni nga rutina e përditshme, ndërsa lidhja juaj do të forcohet më shumë pasi ju jeni gjithë kohës bashkë.