Jeta Osh Qef
Home

Hoteli lundrues, kaloni një natë fantastike mbi Senë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Wed Jul 27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ëndërroni të mund të vizitoni Francën dhe pse jo, të flini në një hotel lundrues në Senë? Ky që po ju prezantojmë mund të cilësohet edhe si një nga atraksionet më interesante të krijuara së fundmi në Paris. Quhet “Off Paris Seine” dhe është një hotel lundrues në lumë.

Hoteli 11 milion eurosh ka 58 dhoma, përfshirë edhe katër suita, një bar, restorant, pamje panoramike, solar, pishinë dhe tarracë verore. Me çmime që variojnë tek 133-375 euro për një natë, hoteli cilësohet si shumë i lirë dhe si një mundësi e mirë për pushim në qytetin e dashurisë.

Hoteli është i pari i këtij lloji atje dhe menjëherë ka filluar të shndërrohet në pikë të nxehtë turistike.