Jeta Osh Qef
Home

Shqipëria, vendi që meriton më shumë turistë
Shkruar nga: | Publikuar më: Thu Jul 28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

al
Në një artikull të publikuar nga National Geographic mbi 10 vendet që meritojnë më shumë turistë, përfshihet edhe Shqipëria. Në këtë artikull jepen disa arsye se përse Shqipëria duhet të ketë më shumë turistë, pasi këta të fundit kanë çfarë të shohin në vendin tonë.

Për dekada me radhë Shqipëria ishte në mesin e vendeve të Evropës juglindore më pak të vizituara. Një kala virtuale nën taktikat izolacioniste të diktatorit komunist Enver Hoxha (i cili shpenzoi katër dekada duke ndërtuar 700,000 bunkierë mbrojtës të panevojshëm), Shqipëria ra në kaos pas vdekjes së Hoxhës në 1985.
Megjithatë, sot Shqipëria nuk është më pak e sigurt se vendet e tjera të Adriatikut. Me qendër industrinë e lulëzimit turistik në fshatrat e mbrojtura nga UNESCO, duke përfshirë Bertain dhe Gjirokastrën, si me shtrirjen e tokës të njohur si riviera shqiptare, tashmë Shqipëria mbledh të paktën 3.5 milionë turistë në vit.
Përse të shkoni tani:
Ndërsa plazhet e Adriatikut në Itali dhe Kroaci janë kryesisht të transformuara nga mbipopullimi me njerëz, komplekset hipermoderne turistike, plazhet bregdetare të Shqipërisë, të pasura me amfiteatrot e shkatërruara greko-romake dhe të lyer me gëlqere, kishat ortodokse të mbushura me ikona, janë ndër më të paktat në Europë ku mund të shijoni bregdetin jo të mbipopullor, madje edhe gjatë sezonit veror.

Shkrimi vijon me çmimet e lira të dhomave që jepen me qira nga banorët e Vlorës, ku një natë nuk shkon më shumë se 25$. Artikulli mbi Shqipërinë mbyllet me disa këshilla, për të gjithë ata që udhëtojnë për herë të parë në vendin tonë.

Këshillë praktike: Pavarësisht një sistemi gjoja gjithëpërfshirës të autobusëve, pothuajse asgjë në Shqipëri nuk ndodh kur thuhet se do ndodhë në agjendë. Hiqni dorë nga oraret e shtypura nga kompanitë e autobusëve dhe përqafoni kulturën e djersitjes në furgon, ose në minibusin e përbashkët, sidomos në jug të Vlorës.

Gjithashtu, në artikull këshillohet të provohet kafeja e fortë shqiptare, si dhe të mos guxohet të quhet “kafe turke” nga turistët nëse nuk duan që të kenë një debat të fortë me shqiptarët.