Jeta Osh Qef
Home

Ky është hoteli më i veçantë në botë, dhomën e gjumit e ka në Zvicër dhe tualetin në Francë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Fri Jul 29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hoteli "Arbez" është konsideruar të jetë hoteli më i interesant në botë. Arsyeja ka të bëjë me vendodhjen e tij. Ai është ndërtuar në mes të kufirit të Francës dhe Zvicrës. Në ambientet e brendshme të këtij hoteli, klientët mund të kalojnë lirshëm nga Franca në Zvicër dhe anasjelltas.

Dhoma më e veçantë në këtë hotel është suita, që u kushtohet e tëra çifteve që kalojnë muajin e mjaltit në këtë hotel. Në këtë suitë dhoma e fjetjes është në Zvicër, ndërsa tualeti është në Francë. Prandaj nëse doni që të jeni në dy shtete të botës vetëm në pak sekonda, vizitoni këtë hotel.