Jeta Osh Qef
Home

Shikoni si duket nga lart Kepi i Rodonit (FOTO)
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Sat Jul 30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria ka zona turistike që të "lënë pa mend"! "Kepi i Rodonit" është njëri prej tyre, i cili është fotografuar nga lart. Ai gjendet në komunën Ishëm në veri të Durrësit. Në fillim të Kepit gjendet fshati Shetaj, ndërsa pjesa tjetër e Kepit është e pabanuar dhe në të gjenden vetëm disa kazerma ushtarake të braktisura që nga koha e komunizmit.

Këto pamje duken përrallore, një mrekulli e natyrës që jemi me fat që i kemi, por që s’po i mbajmë siç duhet.

Kjo nuk është re vetmja bukuri që Shqipëria ka, nëse dikush do merrte përsipër t’i fotografonte të gjitha nga sipër, nuk do mjaftonte as një libër për t’i promovuar.

Kepi i Rodonit u bë i njohur dhe i frekuentuar pas vitit 2009, kur në të u ndërtua një rrugë e asfaltuar. Në fund të Kepit të Rodonit gjendet kisha e Shën Ndout, një ndërtesë mesjetare, si dhe rrënojat e një kështjelle të vogël që nisi të ndërtohej nga Skënderbeu si një dalje e pavarur në det e principatës së tij.