Jeta Osh Qef
Home

5 hapa për të mësuar biçikletën
Shkruar nga: | Publikuar më: Thu Mar 24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

cycle
Shumë njerëz e kanë të pamundur të mësojnë biçikletën. Arsyeja kryesore është frika se mos bien. Disa të tjerë e kanë siklet të nisin ta mësojnë atë, pasi kanë kaluar moshën e fëmijërisë. Megjithatë, nuk është kurrë vonë të mësosh diçka të re. Kështu, ju do të mësoni si të ngisni biçikletën nëse ndiqni këta hapa:

1. Nisni një kurs.
Zgjidhni një vend të përshtatshëm ku mund të merrni mësime për të ngarë biçikletën. Nuk është e thënë që të mësoni nga një profesionist. Mund t’ju ndihmojë edhe dikush që ka aftësi të mira çiklizmi.
cycle1
2. Shkoni në një park
Një park është vend i duhur, ku ju mund të praktikoheni pa u bezdisur nga makinat.
cycle2
3. Kërkoni ndihmën e një miku
Nëse keni një shok që ecën vazhdimisht me biçikleta, mos kini trup të kërkoni ndihmën e tij. Këshillat do të jenë të vlefshme dhe mjaft ndihmuese. Flisni mbi vështirësitë që keni në mënyrë që të zhdukni frikërat tuaja.

cycle4
4. Përpiquni

Pas teorive, vjen ana praktike. Provoni të ngisni biçikletën, por mos harroni të mbani drejt ekuilibrin. Gjithashtu mbani në mendjen tuaj këshillat që morët më parë dhe kini vetëbesim se do t’ia dilni.

cycle3
5. Lini pak kohë

Mos pretendoni të keni rezultate të menjëhershme. Ndoshta do ju duhet pak kohë sa të mësoheni, por mos u trembni. Provoni derisa t’ia dilni mbanë.