Jeta Osh Qef
Home

84-vjeçari humb jetën në det, kjo është shpikja me dron për pushuesit
Shkruar nga: | Publikuar më: Fri Aug 19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një dron për të shpëtuar jetën e pushuesit që rrezikon të mbytet! Kjo është shpikja më e re në Spanjë, e cila ndodhi pas një ngjarjeje të rëndë në vitin 2015, ku një i moshuar humbi jetën.

Kështu, droni mund të fluturojë për më shumë se një orë dhe hedh në det një kamerdare për të shpëtuar pushuesit e rrezikuar.

Droni që shpëton jetët u shpik nga polici Daniel Olmo. Ata eksperimentuan me dronin, të cilin e dërguan 1 kilometër e gjysmë larg dhe hodhi kamerdaren pikërisht aty ku ata donin. Kamerdarja mund të përballojë të paktën 3 njerëz.

Mendimi për të krijuar dronin lindi në 2015 kur u raportua për një person që rrezikonte të mbytej, por kur roja bregdetar mbërriti, gjeti dy persona dhe mundi të shpëtonte vetëm njërin.