Jeta Osh Qef
Home

Cristiano Ronaldo shënon…por jashtë fushës
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04/09/2018 8:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ai nuk ka shënuar ende edhe pse ka zbritur tre herë në fushë nën fanellën e Juventus, por kjo nuk do të thotë që Cristiano Ronaldo nuk po shijon klimën italiane.

Kampionatet do të ndërpriten nga kombëtaret dhe Ronaldo ka vendosur që këtë pushim mos ta kalojë me Portugalinë por me të dashurën e  tij Georgina Rodriguez.

Ronaldo dhe Georgina janë fotografuar në brigjet italiane teksa marrin rreze në një jaht dhe përveç CR7-ës, ajo që bie në sy janë format e 24-vjeçares.

Edhe pse nënë e një vajze disa muajshe, Georgina duket mahnitëse dhe në formë perfekte që çdo kush do e kishte zili.

Epo, ylli 33-vjeçar si duket ka preokupime tjera tani përveç golave…